Flet trajneri i Kosovës, “Do të përpiqemi të jemi kundërshtar të vërtetë”

Flet trajneri i Kosovës, “Do të përpiqemi të jemi kundërshtar të vërtetë”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbajti konferencë për media para ndeshjes ndaj Anglisë. Trajneri, Bernard Challandes dhe Fidan Aliti u paraqitën para mediave.

Trajneri i Kosovës përgëzoi lojtarët për ndeshjen ndaj Çekisë dhe tha se duhet të luajnë me intensitet të njëjtë edhe nesër.

Për ndeshjen me Anglinë trajneri e kishte vështirë të jap përshkrim dhe tha që as nuk mund ta synojë fitoren apsolute, por as nuk e mohoi se si trajner nuk mund të hyjë për të humbur.

Ai tha se do të perpiqen të jenë kundershtarë të vërtetë të Anglisë, jo kundershtare të mëdhenj por kundershtarë të vërtet po.

KOMENTE