Kampioni i Kosoves, Feronikeli sot pasdite luan ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Evropës ndaj skuadrës së Slovan Bratislavës.
Në taborin kundërshtar kanë ndodhur disa zhvillime të reja para ndeshjes, ku ndihmëstrajneri Vladimir Radenkoviq dhe dy futbollistët Aleksandar Cavric dhe Dejan Draziv, që të tre serbë, kanë refuzuar të luajnë ndaj Feronikelit.
Lajmi është zyrtarizuar edhe nga Slovan Bratislava përmes një njoftimi për shtyp.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00 në Bratislavë ndërsa pas një jave do të luhet ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.