Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Fenerbahçen, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.
Tottenhami po vazhdon ta vëzhgojë Vedat Muriqin. Nënkampioni evropian raportohet se ka dërguar skautë për ta përcjellë përfaqësuesin kosovar në disa ndeshje, përfshirë këtu edhe në atë kundër Genclerbirligit të premten që shkoi, ku ai shkëlqeu me dy gola në fitoren 5:2.
Krahas Tottenhamit, interesim për 25 vjeçarin kanë shfaqur edhe Lazio, Monaco, Leicester City e Eintracht Frankfurt.
Sulmuesi kosovar po shfaq formë të jashtëzakonshme me Fenerbahçen, ndërsa shkëlqeu edhe me Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet e Euro 2020.
Futbollisti nga Prizreni i ka realizuar 9 gola në 13 ndeshje në Superligën turke këtë sezon, ndërsa i kishte shënuar 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar me Rizesporin.