Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi ditë më parë e shprehur simpatinë e tij për klubin londinez, Tottenhamin. Ditë më parë u bë e ditur se sulmuesi nga Prizreni i kishte thënë agjentit të tij se dëshiron transferimin te skuadra e Jose Mourinhos, por vetëm në verën e këtij viti.
Së fundmi, Mourinho është duke u përballur me probleme në fazën e fundit pas lëndimit të rëndë të sulmuesit kryesor, Harry Kane.
“Kane ndoshta nuk do të mundet të luajë këtë edicion për shkak të lëndimit. Patjetër, ne kemi nevojë për një sulmues”, kishte thënë Mourinho ditë më parë.
Dhe siç raporton “Hurriyet”, Tottenhami do të tentojë sërish që ta kompletojë transferimin e Muriqit nga Fenerbahçe.
Ndryshe, ditëve të fundit, presidenti i Fenerbahçes, Ali Koc, pa përmendur emra, bëri me dije se ka marrë një ofertë shumë të mirë për një futbollist të skuadrës.