DYLON

Shefi u jep ekstra pushim punëtorëve që nuk pinë duhan!

Shefi u jep ekstra pushim punëtorëve që nuk pinë duhan!
Avatar photo Elife Sherifi

Punonjësit e një kompanie në Suindon të Anglisë janë shpërblyer nga drejtuesi i tyre me katër ditë shtesë pushim në vit, nëse nuk pinë cigare.

Agjencia e rekrutimeve “KCJ Training and Employment Solutions” futi që nga 2 janari rregulloren e re, për të kompensuar stafin që nuk bën gjatë ditës së punës pushime të vogla për të pirë cigare, një zgjidhje që u pa si alternativë më e mirë se sa ulja e ditëve të pushimit për duhanpirësit.

Menaxheri i përgjithshëm Don Bryden, i cili është vetë duhanpirës, shpreson që përmes kësaj nisme njerëzit të lënë duhanin dhe se me mënyrën se si gjërat ishin momentalisht, ishte e padrejtë për ata që nuk pinin duhan.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.