Nëse Aleksander Lumezit i ka mbetur pak ndërgjegje, ai duhet te reflektoi, duhet ta arrestojë Todosijeviqin. Se paku nga shkaku se Lumezi është prokuror vetëm nga shkaku se themel i shtetësisë të Kosovës dhe prokurorisë ku ai është kryeprokuror, është gjaku i të rënëve në Reçak.
Nga:Fadil Kajtazi
Deklarata e Todosieviqit është shkelje flagrante e Kodit Penal të Kosovës, më saktë, Neni 147 Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, i cili ne piken 1 saktëson se: “Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovë, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.
Deklarata e Todosieviqit, i veshur me petkun e ministrit të Qeverisë se Republikës së Kosovës është tipike në frymën e përhapjes së urrejtjes ndëretnike, si dhe fyerje për viktimat e pafajshme të masakruara në Reçak.
Gjithashtu, ky ministër ka konsumuar edhe një vepër penale tjetër, ku me këtë rast ka deformuar emrin kushtetues të Republikës së Kosovës duke i dhënë atij atribut të emrit me të cilin e emërton shteti armiqësor Serbia.
Nuk ma merr mendja se Aleksandër Lumezi dhe Hashim Thaçi kanë zemër dhe ndërgjegje për t’i dalë në krahë të masakruarve në Reçak!