DYLON

Arrestohet i dyshuari nga Bujanoci për vjedhje dhe shitje të narkotikëve

Arrestohet i dyshuari nga Bujanoci për vjedhje dhe shitje të narkotikëve
Avatar photo Redaksia

Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë themelore të Vranjës, për 48 orë e kanë mbajtur në paraburgim S.P. 48 vjeçar nga komuna e Bujanocit, me dyshimin se ka kryer vepër penale, vjedhje të rënda dhe shitje të narkotikëve.

Siç bëhet e ditur nga policia, S.P. është kapur të dielën në mbramje, me që kishte thyer një dritare të një familjeje shqiptare në Tërnoc. Tek i dyshuri, janë gjetur edhe ilaçe psiko-aktive dhe substanca tjera narkotike.

I dyshuari S.P. do të paraqitet para trupit prokurorial të Vranjës.

EkoHigjiena

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.