Shqiptohet dënim me burgim dhe gjobë për veprën penale marrje ryshfeti

Shqiptohet dënim me burgim dhe gjobë për veprën penale marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit S. D. në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muaj burgim, dënim me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari S. D. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 20.10.2017 në cilësinë e zyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejtpërdrejtë ka marr ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro.

kadrizeka e sponzorizuar

Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur të hollat.

Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

KOMENTE