The New Saints (TNS) e ka përjetuar rëndë barazimin prej 2:2 me Feronikelin, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Uellsianët ishin në epërsi prej 2:0 dhe e shihnin vetën shumë afër kualifikimit të mëtutjeshëm. Por, në minutat e fundit kampioni i Kosovës bëri rikthim dramatik duke e barazuar rezultatin në 2:2.
Mirëpo, uellsianët të shokuar nga rikthimi sensacional i Feronikelit e kanë gjetur referimin si pikë referimi për t’u ankuar.
Trajneri i TNS-së, Skot Ruskou, është ankuar në referim duke e kontestuar një penallti të përfituar nga kosovarët.
“Sa i përket penalltisë, nuk mendoj se ishte e drejtë. Pyeta lojtarin tim dhe ai më tha se topi e ka prekur në gjoks. Gjithashtu nuk më pëlqeu mënyra se si futbollistët e Feronikelit hidheshin përtokë në mënyrë të vazhdueshme për të fituar faulle”, ka deklaruar Ruskou.