Liverpooli do të përballet me Chelsean për trofeun e Superkupës së Evropës, ndeshje që do të zhvillohet në Stamboll. Kampioni i Evropës, Liverpool ka shumë tifozë në Kosovë dhe disa nga ta tashmë janë nisur drejt Turqisë.
E vecanta e tyre ishte uniforma, bluza të kuqe me mbishkrimin e ndeshjes dhe shqiponja shqiptare në mes.
Gjatë këtij udhëtimi do të realizohet edhe një dokumentar që do të quhet “Istanbul is Wonderful”.
Ndeshja Liverpool – Chelsea zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.