Tifozët e Liverpoolit kanë 29 vite që e presin titullin kampion të Premier Ligës angleze, ndërsa këtë vit e kanë marrë seriozisht.
Aktualisht, skuadra e Jurgen Klopp është në pozitën e parë me katër pikë më shumë se rivali, Manchester City dhe kjo duket se po i motivon tifozët që të besojnë fuqishëm në ‘kampion’.
Tifozët e Reds madje po tregohen kreativë, duke organizuar festë për ndeshjen e fundit. Ata nuk kanë harruar të mendojnë as për veten dhe kuletat e tyre, duke ofruar bileta me çmime 10 fish më të shtrenjta.
Çmimet për bileta në “Anfield Road” variojnë nga 37-59 paundë britanikë, por në ëebsite-t e rishitjes kanë dalë për çmime shumë herë më të larta, që shkojnë deri në 6000 paundë.