Në kuadër të Planit të bashkëpunimit bilateral në mes ministrive dhe forcave të dy vendeve, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i kryesuar nga shefi i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, i shoqëruar nga ushtarakët e FSK-së, kapiten Dr. Antigonë Muharremaj dhe Rreshter major Ilir Rama kanë marrë pjesë në takimin e ekspertëve në fushën e shërbimit dhe operacioneve mjekësore të aeronautikës.
Në kuadër të vizitës, të shoqëruar nga Kapiten Simone Teodonio, delegacioni ynë ka vizituar Divizionin Ajror të Eksperimentimit të Aeronautikës dhe Hapësirës, në Pratica di Mare.
Gjithashtu, gjatë vizitës, delegacioni ynë u njoftua nga afër me arritjet shkencore dhe mjekësore ne fushën e aeronautikës, si dhe gërshetimin e këtyre dy fushave në operacionet ushtarake mjekësore. /2LONLINE/