DYLON

Aktivitete për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Down Syndrome

Aktivitete për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Down Syndrome
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me Drejtoreshën e DKA-së znj. Albana Demiri, Drejtoreshën e Inspekcionit znj. Entela Hyseni, dhe me asambleistët znj. Ardita Ukshini, Dr. Ekrem Kryeziu dhe znj. Liridona Kosumi zyrtare për fëmijë me nevoja të veçanta, u bashkëngjiten në aktivitetin e realizuar nga Down Syndrome Kosova në Komunën e Gjilanit, për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Down Syndrome.

Pjesëmarrës ishin fëmijët e prindërit, tek të cilët Drejtoresha Osmani kumtoi lajmin e mirë për ndarjen e lokacionit për këtë organizatë.

EkoHigjiena

“Pra, për herë të parë në Komunën tonë, përmes kësaj organizate do të ofrohen shërbimet e nevojshme për këtë kategori. Falenderim të veçantë i shprehim Drejtoreshës së DSK-së znj. Sebahate Beqiri, dhe stafit të saj për bashkëpunimin e mirëfilltë”, ka thënë drejtoresha Osmani.

Gjithashtu, ajo ka ftuar qytetarët që përmes blerjes së kartolinave të punuara nga fëmijët, t’i ndihmojmë në fuqizimin e shërbimeve profesionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.