Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu referuar Ditës së Evropës, në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se porosia e tij, është e qartë se: “jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane”
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi
Dita e Europës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Europian dhe vlerat europiane. Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet europiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë. HTH