Mëngjesin e hershëm SHBA, Franca, dhe Britania e Madhe kanë sulmuar caqet siriane ku dyshohet se ka armë kimike. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përkrahur sulmin e udhëhequr nga SHBA-ja ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Ja postimi i plotë i Thaçit:
Republika e Kosovës mbështet fuqishëm vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të sulmuar caqet ushtarake dhe për të dobësuar aftësinë e regjimit të Asadit për të kryer sërish sulme kimike ndaj popullatës civile. Sulmet kimike kundër popullatës civile janë veprime çnjerëzore, të cilat duhet të marrin fund. Ne jemi të bindur se vlerat perëndimore dhe civilizuese do të ngadhnjejnë përballë çdo regjimi. Kosova fuqishëm mbështet përpjekjet e shteteve perëndimore për t’i dhënë fund regjimit të Asadit dhe luftes në Siri. HTH