Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit kanë bërë që nëpër komuna të diskutohet lidhur me emrat e kandidatëve të mundshëm për kryetar.
Kamenica aktualisht udhëheqet nga Begzad Sinani i Partisë Demokratike të Kosovës mirëpo, zëra të afërt me PDK-në kanë thënë se nuk do të rikandidoj në këto zgjedhje.
Emrush Thaçi, është një nga emrat më të përmendur si kandidat mundshëm për ta drejtuar Komunën e Kamenicës nga rradhët e PDK-së.
Mirëpo mbrëm z. Thaçi është takuar me nënkryetarin degës së Lëvizjes Vetëvendosje në njeren nga kafeterit e Gjilanit. Sipas burimeve te “Infosot”, ata kanë diskutuar shumë gjatë në njeren nga kafeterit e Gjilanit.
Çka biseduan Emrush Thaçi dhe Bujar Kryeziu?
Burimet të infosot, bëjnë të ditur z. Thaçi ka marrë një ofertë edhe nga Dega e Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë.
Pas kalimit të nënkryetarit të degës së PDK-së në Vetëvendosje, besohet se z. Kryeziu është duke insistuar që ta bind Thaçin që ta refuzoj ofertën e PDK-së dhe dhe t’i bashkangjitet Vetëvendosjes, apo kandidimit të mundshëm nga Vetëvendosje.
Ndërsa burimet e “Infosot” brenda PDK-së në qendër mësojnë se kandidat i preferuar nga kryesia qëndrore është Emrush Thaçi, profesor universitar, edhe pse aktualisht i pa pëcaktuar politikish në asnjë subjekt pilitik ai thuajse ka kërkesa nga të gjitha partitë politike.
BURIMI: Infosot