Një grup prej tetë alpinistësh është zhdukur përderisa po ngjiteshin në malin e dytë më të lartë në Indi.
Ekipi, në të cilin ndodhen katër alpinistë nga Britania e Madhe, u nisën për ta pushtuar majën Nanda Devi East në Himalaje më 13 maj.
Kur ata nuk u kthyen në kampin bazë sipas planit që kishin, një ekip i kërkim-shpëtimit u nisën për t’i kërkuar ata. Sidoqoftë, zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se reshjet e mëdha të shiut dhe borës po e pengojnë operacionin e kërkimit.
Një helikopter i forcave ajrore indiane pritet të përdoret të dielën në mëngjes. Në mesin e alpinistëve janë katër alpinistë britanikë, dy amerikanë, një australian dhe një indian.
Ata ishin duke u udhëhequr nga alpinisti britanik me përvojë, Martin Moran, kompania e të cilit ka organizuar shumë ngjitje në Himalaje.