DYLON

Gjenden pesë trupa të alpinistëve të zhdukur në Himalaje

Gjenden pesë trupa të alpinistëve të zhdukur në Himalaje
Avatar photo Elife Sherifi

Pilotët e forcave ajrore të Indisë i kanë parë pesë trupa të njerëzve në Himalaje gjatë operacionit të kërkimit për tetë alpinistët që u zhdukën para një jave.

Kryetari i rajonit ku po zhvillohen kërkimet, Vijay Kumar Jogande, tha se trupat u panë të hënën para se të ndërpritej operacioni i shpëtimit në rajonin Uttarakhand për shkak të erës së fuqishme dhe reshjeve të mëdha të borës.

Të martën do të vazhdojë një operacion tjetër për gjetjen e tre alpinistëve tjerë. Zyrtarët janë duke u këshilluar me ushtrinë indiane për mënyrën e tërheqjes së trupave nga bjeshkët e larta.

EkoHigjiena

Të dielën, dy helikopterë të forcave ajrore indiane kryen kërkime rreth Nanda Devis, e cila është maja e dytë më e lartë në Indi, me rreth 7400 metra lartësi mbidetare. Ky vend ishte synimi i alpinistëve të zhdukur. Sidoqoftë, kërkimet u ndërprenë për shkak të motit të lig.

Në mesin e alpinistëve të zhdukur janë katër alpinistë britanikë, dy alpinistë amerikanë, një alpinist australian dhe një tjetër nga India.

Kryeshërbyesi civil i Jogdandes tha se ka gjasa që grupi i alpinistëve të jenë zënë nga një ortek i madh. Ai tha: “Gjasat që ata të kenë mbijetuar janë pothuajse zero”, tha ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.