Uta vazhdon ekspeditën për në Himalaje, motivohet nga mbështetësit

Uta vazhdon ekspeditën për në Himalaje, motivohet nga mbështetësit

Alpinistja kosovare nga Gjilani, Uta Ibrahimi, vazhdon aktivitetet e saj në aplinizëm duke ‘pushtuar’ majat më të larta të botës.Në kuadër të ekspeditës së saj ‘Utalaya Himalaja 14x8000m”, Uta sot po niset drejt një ngjitje të re, për ta sfiduar sërish veten në sportin që ajo do më së shumti.

Për në ekspeditën Lhotse Jug, Uta duket e përgatitur dhe me ambicie të reja, të pandalshme dhe me fokus të sigurt drejt synimeve te reja. Kështu, ka thënë edhe vet Uta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke theksuar se me përkrahjen dhe dashurinë e mbështetësve të saj moral e financiar e ka edhe më të lehtë ngjitjen.

Ky është postimi i plotë:

“Himalajet më thërrasin, përsëri.

Të dashurit e mi. As ushtrimet ditore, as vrapimet e ngjitjet malore, nuk janë aq të vështira, sa kur vjen koha të ju përshëndes të gjithë juve që më mbështetni dhe frymëzoni që të vazhdoj ekspediten Utalaya Himalaja 14x8000m.

Kësaj rradhe, po nisem për ekspeditën Lhotse Jug – Rrugë e re e ngjitjes. Jam e përgatitur dhe e fokusuar, dhe me veti po e baj dashninë tuaj që vazhdoni me ma jep. Këtë herë, kam me pas tepër nevojë.

Shihemi në muajin Maj dhe deri atëherë, ju faleminderit për mbështetje dhe frymëzim të gjithëve. Do të ju mbajë të informuar rreth ekspeditës.

Ju don,

Uta.”

KOMENTE