Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka organizuar një test për maturantët me qëllim testimin e njohurive të tyre rreth Bashkimit Europian si dhe vendeve që janë pjesë e tij.
Nxënësit e dalluar që do të dalin me rezultate të larta, do të kenë mundësinë që të vizitojnë vendet e Bashkimit Europian, udhëtim ky që do të financohet nga Komuna e Kamenicës.
Vizita në fjalë përpos që do të jetë diçka e re për nxënësit, ata do të kenë edhe mundësinë të mësojnë më shumë rreth vendeve që do të vizitojnë si dhe Bashkimit Europian si përbërje.