DYLON

Reagon Azemi i AAK-së: Gjilanin e ka marrë pusi!

Reagon Azemi i AAK-së: Gjilanin e ka marrë pusi!
Avatar photo Redaksia

Rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i cili sot nuk mbajti seancën pasi opozita, pjesë e të cilit është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk pranoi të mbajë seanca pa transmetim online të tyre, ka reaguar edhe Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Seanca e sotme, kishte filluar në një atmosferë tensionesh në relacionet pozitë-opozitë dhe është dashur të ndërpritet për mungesë kuorumi.

EkoHigjiena

Azemi i AAK-së ka thënë se institucionet lokale nuk janë arenë boksi dhe s,e sipas tij, është për të ardhur keq deri ku ka degradu ekzekutivi e legjislativi në Gjilan.

“Gjilanin e ka marrë pusi, në secilën pikëpamje. Dështim total, në çdo segment”, ka thënë Azemi i AAK-së.

Në reagimin e tij, ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka një kryeministër e një kabinet që agjendë e kanë shkatërrimin e Kosovës,

“Gjilani qeveriset nga një kryetar kukull, nga drejtorë që nuk e dinë as pse janë drejtorë, nga deputetët që nuk i kryen punët e veta atje për ku kanë marrë besimin, madje nuk dinë as shkrim e lexim. Duhet pasur kujdes sepse kanë dështuar gjithkund dhe tani lypin taksiratë. Këta janë të njohur për krijimin e kaoseve, andaj mos ua jepni kënaqësinë. Janë kah fundi.  Ju nuk jeni të boksit, as të punës e dijes. Ju jeni për gjynah, e edhe Gjilanin e keni ba për gjynah”. Përfundon reagimin e tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.