Nëse jeni një nga ata njerëz që shmangi teshtimën në publik me çdo kusht, duhet të jeni të kujdesshëm kur ta bëni këtë.
Disa mjekë kanë paralajmëruar se nëse i mbyllim hundët dhe gojën gjatë një teshtime, është e mundur të shkaktojë lëndime të fytit.
Ky paralajmërim ndodhi pas një historie të një burri 34-vjeçar, i cili pësoi plagë në pjesën e pasme të fytit pasi u përpoq të shmangte tështitjen me gojë dhe hundë të mbyllur.
Pas disa testeve dhe një radiografie, mjekët e shtruan pacientin, ku ai u kurua me antibiotikë për të luftuar një infeksion eventual. Pas vetëm 7 ditëve pacienti doli nga spitali me këshillën, që në të ardhmen, të mos bllokojë më kurrë hundën dhe gojën gjatë një teshtitje.