Kryetari i Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan Skender Berisha në emër të Partisë së Drejtësisë ngushëllon familjen Berisha.
E nderuara familje Berisha. Lajmi mbi vdekjen e Rexhep Berishës ( bacës Rexhë) babait të dëshmorit të kombit Nuhi Berisha, na hidhëroi e na pikëlloi shumë. Edhe pse ky proces i jetës edhe është normal, megjithatë me rastin e ndarjes nga ne të bacës Rexhë u tronditëm thellë, u tronditëm e u hidhëruam, sepse baca Rexhë ishte një baba i cili më së miri perfaqësonte një baba të ndershëm, një patriot e bujarë shqiptar.
Vetëm shpirti i tij i pastër e i madh mundi t’i qëndrojë me stoicizëm të tillë rrebesheve të jetës, të cilat në të shumtën e rasteve ishin të karakterit kombëtar e patriotik, sidomos të ndjekjeve e persekutimeve që i bënë pushtuesit sllav djalit të tij Nuhiut nga i cili edhe arritën që ta ndajnë, dhe me të cilin nuk arriti që të çmallet kurrë aq sa duhet.
E nderuara familje Berisha, të bëheni të fortë edhe në këto momente pikëllimi e hidhërimi, të jeni krenarë që e patët një njeri të tillë në familjen tuaj si baca Rexhë, të jeni krenar sepse bashkë me ju kanë dhimbje e pikëllim edhe Gjilani dhe mbarë Kosova.
Skender Berisha
Kryetar i Partisë së Drejtësisë
Dega në Gjilan