Me mbështetje të Ministrisë së Kulturës në Kosovë, Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet, me 12 trupa teatrore.
Festivali i Teatrit Shqiptar – MOISIU do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë!
Nga 16-27 nëntor 2022, Shkupi mikpritës. /2LONLINE/