Gjenevë, 15 prill – Nën organizimin e Universitetit Popullor Shqiptarë të Gjenevës, para mërgimtarëve të shumtë shqiptarë sështë dhënë shfaqja dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në regji të regjisorit dhe aktorit shqiptarë të Teatrit Shqiptarë në Amerikë, Xhevat Limani.
Kjo poemë dramatike e përgatitur dhe e luajtur nga vetë regjisori dhe aktori Xhevat Limani, krahas prezantimit të figurisë së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka përcjellë edhe porosinë për poullin shqiptarë se vetëm të bashkuar mund të arrijnë synimet dhe objektivat për të ardhmen.
“Ashtu si ishte rrugëtimi i heroit kombëtar Skënderbeu , drejt lirisë së popullit shqiptarë, është edhe rruga jonë e përbashkët drejt sendërtimit të ëndrrës së tij që kishte për popullin shqiptarë që ky popull të jetoi i lirë dhe i barabartë me popujt tjerë të botës, prandaj për të realizuar këtë qëllim duhet të jemi gjithmonë të bashkuar”, ka thënë pas shfaqjes regjisori Limani, duke premtuar se këtë vepër skenike do ta prezantoi jo vetëm në Gjenevë por edhe në vendet tjera ku jetojnë shqiptarët.
Ndërsa, Gani Bytyçi, nënkryetar i LASH-it në Gjenevë, ka thënë se poema dramatike “Skënderbeu”, është sjellë para publikut në Gjenevë, për të përcjellë mesazhin e 500 vjet rrugëtimi të popullit shqiptarë drejt lirisë , dhe që ky popull të jetoi ashtu siç e meriton në mesin e popujve tjerë të Evropës Perëndimore.
Pos aktorit Xhevat Limani në këtë shfaqje skenike u paraqitë edhe aktorja Era Hoxha, që luajti rolin e Donikës gruas së Skënderbeut.
/Ibrahim Sefedini-Gjenevë/