Nesër, e shtunë, më 29/04/2023, ora 13:00, do të protestohet në hapësirën para HIB, në rrugën Gjilan – Bujanoc, për të shprehur kështu pakënaqësinë qytetare lidhur me zvarritjen dhe stërzgjatjen e punimeve në rrugën prej Gjilanit deri te hyrja e fshatit Perlepnicë.
Endrit Isufi, qytetar gjilanas, ka bërë me dije se kjo protestë do të përkrahët nga qytetarët dhe është një shprehje legjitime e pakënaqësisë lidhur me zvarritjen e punimeve në këtë pjesë të rrugës.
Ai ka bërë me dije se i kanë kryer të gjitha procedurat që protesta të jetë legjitime dhe ajo do të jetë paqësore dhe do të zgjatë 30 minuta. Kjo protestë /tubim qytetarë/, do të organizohet në hapësirën afër pompës “HIB, pra në rrugën Gjilan – Bujanoc dhe se në të pritet të marrin pjesë qytetarë të shumët, kryesisht qytetarë që jetojnë e veprojnë në hapësirën nga Gjilani deri në hyrje të fshatit Përlepnicë, ata pra që po e pësojnë më së shumti nga këto zvarritje dhe stërzgjatje të pakuptimta të rregullimin të kësaj rrugeje.
Përndryshe, Isufi ka bërë me dije se janë respektuar të gjitha procedurat sipas ligjit për tubime publike, është e njoftuar edhe policia dhe po ashtu edhe kujdestarët do të përkujdesen për mbarëvajtjen e këtij reagimi paqësor të qytetarëve. /2LONLINE/