DYLON

Gagica: Diaspora po rreshtohet krah Aleancës në Kosovë e kudo që jetojnë shqiptarët

Gagica: Diaspora po rreshtohet krah Aleancës në Kosovë e kudo që jetojnë shqiptarët
Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së dega në Gjilan, Nazim Gagica ka njoftuar për aderimin e sotëm në këtë subjekt politik, të Arjanita Zeka.

Gagica ka treguar se Arjanita Zeka jeton dhe vepron në Gjermani dhe është asistente e stomatologjisë në Rosenheim.

EkoHigjiena

“Arjanita Zeka jeton dhe vepron në Rosenheim të Gjermanisë. Është asistente e Stomatologjisë dhe menaxhere e bizneseve të vogëla”.

“Arjanita nga sot i bashkohet Aleancës në Gjilan duke e vlerësuar si një mundësi të mirë për të dhënë kontributin e saj në interes të Gjilanit dhe të rinisë gjilanase”, ka thënë Gagica i AAK-së.

Ai shtoi se Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme në raport me diasporën shqiptare.

“Diaspora po rreshtohet çdo ditë krah Aleancës, aty ku i ka rrënjët liria, aty ku ka besim e korrektësi, zhvillim e përparim. Aleanca po rritet në Gjilan e gjithandej Kosovës, Aleanca po shtrihet fuqishëm edhe në diasporë”.

“Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme në raport me diasporën shqiptare, sepse e kupton në thelb se ajo ka luajtur rol kyç në luftën çlirimtare dhe në shtetndërtimin e Kosovës. Mirë se vjen Arjanita!”, është shprehur Gagica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.