Fatkeqësisht në vendin tonë sistemi as nuk të jep as nuk të lenë me përparua. Të flasim për një fenomen i cili na prek të gjithëve.
Shkruan: Fikri Mehmeti
Sa prej familjeve në Gjilan kanë fëmijë studentë? Shumë! Studentë të zellshëm, suksesshëm me nota të larta. Sakrificë e madhe e familjes për të i shkolluar e investuar në arsimimin e tyre. Si çdo studentë, edhe fëmijët, vëllezërit e motrat tona studiojnë me energji të madhe e ëndrra të mëdha për të e ushtruar profesionin e tyre, për vetën, familjen dhe vendin.
Pas diplomimit, dhe kënaqësisë së dhuratave nga familja e urimeve nga shoqëria, i duhet të mendon për një vend pune. Femrat, dëgjojnë çdo ditë të flitet për emancipimin dhe barazinë gjinore. Komuna, dhe vetë shteti, mundohen të e dëshmojnë se janë duke punuar për të drejta të barabarta, si në çdo vend tjetër të Evropës. Veçanërisht me atë shprehjen e njohur ”për një qytet Evropian”.
Por, si është gjendja në teren? Studentët tek ne studiojnë, diplomojnë, avancohen personalisht por, nuk mund të punësohen kur aplikojnë për një vend pune. E pse ndodhë kjo? A nuk kanë formim intelektual të mjaftueshëm, nuk njohin gjuhë të huaja, nuk dinë të përdorin teknologji moderne apo ku qëndron problemi?!
Nuk bëhet fjalë për këtë. Madje ata vijojnë kurse të gjuhëve të huaja, aq sa e njohin perfektë. E njohin teknologjinë e informimit dhe komunikimit modern. Janë të mrekullueshëm!
”Problemi” është se iu mungon praktika – përvoja e punës. Kur aplikojnë për vende pune, përparësi i jepet nga punonjësi dikujt tjetër edhe nëse nuk është i avancuar sa duhet, mjafton të e ketë përvojën e punës.
E studentët e sapodiplomuar? Nuk kanë përvojë pune! E si mund të ketë përvojë pune kur komuna dhe shteti nuk kanë projekte punësimi sezonal ose praktikë për studentë? Si mund të bëhet përvoja e punës pa punuar? Kur do të pranohen studentët e zot dhe meritorë në vendet që iu takojnë? A mos ndoshta ”përvoja” e punës po shfrytëzohet nga institucionet për të i rehatuar militantët partiak, edhe nëse nuk janë të avancuar e suksesshëm si studentë?!
Si mund të kemi progres e zhvillim me njerëz të cilët kanë përvojë pune por, stagnojnë në ide, kreativitet, përdorim të pajisjeve moderne, të përpilojnë projekte të reja integruese, dhe nuk punojnë me profesionalizëm.
Kur do të del komuna me një projekt i cili ia mundëson studentëve të studiojnë dhe njëkohësisht të mbajnë praktikë nëpër institucionet e komunës, sa për të e fituar përvojën e cila po iu bëhet problem tash e sa vite në këtë vend?
Kjo nëse nuk zgjidhet me projekt konkret, lenë të kuptohet se komuna nuk preokupohet për të ardhmen e fëmijëve tuaj!