DYLON

U mbajt provimi pranues për studimet Master për vitin akademik 2024-2025

U mbajt provimi pranues për studimet Master për vitin akademik 2024-2025
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur provimin pranues për studentët e rinj, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2024-2025.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve MASTER, për vitin akademik 2024/2025, do të regjistrojë 110 studentë të rregullt në programet: Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor, Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale, si dhe në programin E-Qeverisja.

EkoHigjiena

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 29.10.2024 në ueb-faqen e universitetit.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund të paraqesin ankesë në shërbimin përkatës të studentëve, 48 orë nga shpallja e rezultateve preliminare.

Ankesat bëhen më së voni deri më datë 30.10.2024, në ora 16:00

Rezultatet përfundimtare pas ankesave do të publikohen më 01.11.2024.

Regjistrimi/Fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet sipas këtij orari në zyrën e TI-së:

Fakulteti i Edukimit,

Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më date 04.11.2024
Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor më datë 04.11.2024
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike,

Sistemet e kontrollit dhe inteligjenca artificiale më date 05.11.2024
E-Qeverisja më datë 05.11.2024
Orari për Fotografim/Regjistrim bëhet në Zyrën e TI-së, nga ora 09:30-11:30 dhe nga ora 13:00- 15:00 .

Studentët me vete duhet të kenë letërnjoftimin.

Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose ta vizitojnë faqen zyrtare uni-gjilan.net . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.