Sot në Gjilan do të organizohen debati rreth vetëdijesimit të nxënësve rreth riciklimit të shisheve të plastikës. Iniciatorët dhe njëkohësisht vullnetaret e BasketShishe do të prezantojnë shkurtimisht aktivitetet dhe të arriturat e “BasketShishe” gjatë muajve të fundit.
Arta Bunjaku, njëra nga përfaqesuset e projektit “BasketShishe”, ka bërë me dije se të pranishëm do të jenë të gjithë akterët e kësaj fushe nga niveli lokal si dhe nxënës nga shkollat fillore e të mesme. “BasketShishe” është projekt i fituar nga projekti “TruAktiv Summit” i implementuar nga “Sbunker”.
“BasketShishe” si iniciativë vullnetare ka për synim vetëdijesimin e grup moshave të reja për rëndësinë e riciklimit të shisheve të plastikës dhe çështjeve të ambientit. BasketShishe ka punuar për së afërmi me nxënës të shkollave të mesme e fillore të Komunës së Gjilanit dhe përgjatë aktiviteteve të ndryshme ka arritur të informoj e të vetëdijeso të rinjtë e të rejat se duhet shtuar gjelbërimin dhe luftuar kundër përdorimit të plastikës”, ka thënë Bunjaku.
Sipas saj, ky aktivitet synon të paraqes perspektivën e shkollave dhe komunës nga njëra anë dhe ambientalistëve të rinj në anën tjetër mbi punën e arritur të “BasketShishes” për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.
Aktiviteti final i ketij projekti do të mbahet më 18 dhjetor 2018 në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” duke filluar nga ora 09:45 – 11:30.