Organizata Studentore – Rinia Studentore “Kadri Zeka”, ka organizuar me sukses trajnimin me temë ‘Aktivitetet energjidhënëse sipas kompetencave’, ku mbi 110 studentë pjesëmarrës nga viti i parë & dytë të Fakultetit të Edukimit, mësues-it/et e ardhshme kanë mësuar dhe praktikuar aktivitete shumë të nevojshme që do nxisin vëmendjen, kërshërinë, dëshirën dhe vullnetin e nxënësve brenda orës mësimore.
Mehmet Zylfiu nga kjo organizatë ka bërë me dije se për këto dy ditë pati shumë kënaqësi, lojë e mbi të gjitha energji pozitive që sollën këto aktivitete.
Sipas tij, kjo korrespondon edhe atë se ” të mësuarit përmes lojës është forma më e kërkuar e mësimdhënies”, andaj ne falënderojmë, Besim Kryeziu për kontributin e dhënë dhe frymën e punës që solli për studentët e Fakultetit të Edukimit.
Javën tjetër vazhdon trajnimi me studentët e vitit të tretë & katërt me trajnimin me temë: “Vlerësimi Formativ”.
Për më tepër foto shih:
https://www.facebook.com/riniastudentore.kz/photos/pcb.506182686578420/506179643245391/?type=3&theater