DYLON

DKA: Shpërndahen certifikatat për 50 mësimdhënës të trajnuar

DKA: Shpërndahen certifikatat për 50 mësimdhënës të trajnuar
Avatar photo Redaksia

/Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan /

“Shumica e sjelljes njerëzore mësohet në mënyrë vëzhguese duke modeluar të tjerët”-Albert Bandura

EkoHigjiena

 Lajmin po e nisim me këtë thënie nga Bandura, për ta kuptuar edhe më shumë rëndësinë e programit “Vlerësimi nga Kolegu”. Program ky i mbështetur nga Bashkimi Europian me mentorim nga eksperti për Arsim, z. Robert Blease.

Ky program zgjati rreth tetë muaj nga marrëveshja e bashkëpunimit mes KosEd dhe DKA-së, që nga implementimi i tij në shkollat tona, e deri sot ku i shpërndamë edhe certifikatat për 50 mësimdhënës të trajnuar.

Ky program do të sjellë metoda të reja në mësimdhënie, metoda kreative, e njëkohësisht do të zbehë metodat tradicionale të mësimdhënies.

Nga muaji shtator i vitit të ri akademik,  ky program do të vazhdojë edhe për mësimdhenësit e tjerë dhe shkollat tjera, duke pëfshirë kështu një numër më të madh të pjesëmarrësve.

Ndërsa në vitet në vazhdim pretendohet të përfshihen të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.