Rreth 40 studentë nga Universiteti “Kadri Zeka” kanë vizituar selinë e EULEX-it

Rreth 40 studentë nga Universiteti “Kadri Zeka” kanë vizituar selinë e EULEX-it

Për herë të parë rreth 40 studentë nga Universiteti “Kadri Zeka” kanë vizituar selinë e EULEX-it.

Gjatë këtij organizimi, përfaqësues të EULEX në Prishtinë, kanë prezantuar mandatin e ri të tyre si dhe kanë njoftuar studentët rreth punës dhe arritjeve dhjetëvjeçare në Kosovë.

Studentët e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan të cilët ishin të udhëhequr nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe zyrtarja për marrëdhënie me jashtë, gjatë kësaj vizite, gjithashtu kanë pasur rastin të njihen në mënyrë interaktive për mandatin e ri të EULEX-it dhe për punën e këtij Misioni në përkrahje të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit.

Kjo është hera e parë që një institucion vendas i arsimit të lartë e viziton Misionin EULEX në Prishtinë.

KOMENTE