Komuna e Kamenicës së bashku me organizatën Germin do të lansojnë projektin “Invest in Kamenica”. Lansimi i projektit do të bëhet më 28 janar (e martë), në Sallën e Kuvendit Komunal, nga ora 10:00.
Përmes këtij projekti, komuna dhe organizata Germin së bashku me partnerë të tjerë synojnë t’i prezantojnë sa më shumë mundësitë për investime në Kamenicë, si dhe të ofrojnë një hapsirë për rrjetëzim dhe lidhje në mes të bizneseve, institucioneve dhe organizatave të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Qëllimi i këtij projekti është që të rritet angazhimi i diasporës në nivel lokal, përmes investimeve direkte, partneriteteve të ndryshme institucionale, shkëmbimit të njohurive, lidhjen dhe zhvillimin e bizneseve përmes takimeve B2B dhe B2C.