A është e thënë që qytetarët tanë duhet të përfshihen në çdo çështje për të besuar në faktet dhe këshillat që japin ekspertët në fusha të caktuara?!
Ose, a duhet që çdo qytetarë duhet të ketë virus që të bindemi se ka virus?!
Shkruan: Sami SPAHIU – 2LONLINE.com
Mosbesimi nga qytetarët dhe spekulantët e pandërgjegjshëm se nuk ka virus, është rezultati më i hidhur i 24 orëve të fundit me 12 të vdekur nga virus Covid-19.
Ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi që ka përfshirë gjithë botën.
🚨KUJDES 🚨KUJDES 🚨KUJDES
Këto numra dhe statistikat në nivel kombëtar që aq lehtë i shkruajmë, i lexojmë dhe i krahasojmë mes qyteteve tona, por mos harroni se këto viktima nuk janë vdekur pa vuajtje dhe pa dhimbje, ku dhjetëra familje në Kosovë kanë humbur më të dashurve e tyre.
Mos lejoni asnjëherë që mendjet dhe zemrat tona kolektive, të jenë të pandjeshme ndaj kësaj fatkeqësie që ka përfshirë krejt botën, përderisa ende jemi në kohë PANDEMIE!
🚨KUJDES🚨
Respektoni rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK)
Distancë sociale, mos dilni në ambiente ku mund të mos respektohet distanca sociale dhe masat parandaluese kundër covid-19. Bartja e maskave është obligim për ju dhe shpëtim për të tjerët.
Kosova ka shansin e FUNDIT që të përballojë me ma lehtësi këtë pandemi që ka përfshirë krejt botën.
Për çdo nevojë, problem apo shërbim,
☎️THIRRNI NË NUMRAT EMERGJENT
🚨 #112 Qendrën Operative Emergjente
🚑 #194 EMERGJENCA e ndihmës së shpejtë mjekësore
🚔 #192 POLICIA e Kosovës
🚒 #193 ZJARRFIKËSAT
Sami SPAHIU
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim
Komuna e Gjilanit/Republika e Kosovës