Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë njofton prindërit dhe nxënësit se nesër (10 shkurt, e hënë) fillon procesi mësimor në të gjitha nivelet shkollore në Komunën e Kamenicës.
Mësimi ishte ndërprerë të enjtën më 06 shkurt, si pasojë e reshjeve të mëdha të bores.
Për shkak të motit të ligë, ndërprerje të mësimit kishte pasur edhe në komunën e Dragashit e Istogut.