Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar. Mirëpo, benefitet shëndetësore të këtij lëngu janë të jashtëzakonshme.
Ky lëng i derivuar nga qepa, përmban fibër, vitaminat B6 dhe C, minerale dhe flavonoide.
Disa nga përfitimet shëndetësore të këtij lëngu janë:
Pastron organizmin– përbërësit e qepës ndihmojnë që të bëhet largimi i toksinave nga organizmi. Aminoacidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.
Shëndeti i zemrës– sipas Agroweb, konsumimi i lëngut të qepës ndihmon edhe në parandalimin e mpiksjes apo koagulimit të gjakut, që është një nga shkaktarët kryesorë të sulmit në zemër.
Diabeti– lëngu u qepës luan rol të rëndësishëm edhe në trajtimin e diabetit. Sipas të dhënave, mineralet që përmban ky lëng e përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave të tepërt në gjak.
Kolla– përbërësit e qepës ndihmojnë edhe në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtësimin e kollës.
Astma– është një problem tjetër i rrugëve të frymëmarrjes, i cili mund të përmirësohet me anë të lëngut të qepës.
Imuniteti– përdorimi i rregullt e lengut të qepës i bën mirë imunitetit. Ai është i pasur me vitaminë C, e cila lufton bakteret dhe virozat. Nëse jeni sëmurë dhe konsumoni vazhdimisht lëngun e qepës, do të vëreni se shërimi do të jetë më i shpejtë.
Tretja– falë fibrave që qepa përmban, bëhet tretja më e mirë e ushqimeve.
Flokët dhe lëkura– vitamina C tek lëngu i qepës stimulon prodhimin e kolagjenit, ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra-vjollcë.