Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjet parakualifikuese për Botërorin 2023

Kosova publikon listën e lojtarëve për ndeshjet parakualifikuese për Botërorin 2023

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Christos Marmarios, e ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur për ndeshjet e këtij muaji, të cilat do të jenë të parat për të në postin e trajnerit të Kosovës.

Më 20 shkurt, Kosova do të luajë si vendase në ndeshjen kundër Islandës, ndërsa tri ditë më vonë do t’i shkojë mysafire Luksemburgut. Të dyja këto ndeshje janë parakualifikuese për Botërorin e vitit 2023.

Për këto dy ndeshje, që do të jenë të parat për Marmarios si trajner i Kosovës, greku ia ka dhënë besimin e tij 17 lojtarëve të ftuar, ku vërehet mungesa e Lis Shoshit, i cili është ende i lënduar.

Lista e gjerë e Kosovës: Alban Veseli, Altin Morina, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Edmond Azemi, Ergin Grosha, Erjon Kastrati, Fisnik Rugova, Gezim Morina, Leonard Mekaj, Meriton Ismaili, Mikaile Tmusic, Samir Zekiqi, Shawn Jones, Ujkan Karanezi, Urim Zenelaj dhe Valon Bunjaku.

Kjo listë u publikua në konferencën për shtyp të mbajtur sot në zyrat e FBK-së, ku folën trajneri i ri, kryetari i FBK-së Arben Fetahu dhe drejtori i Përfaqësueseve Granit Rugova.

KOMENTE