Grupi i mirënjohur Tarabuka Band- Dj Star, sjellin –“Harem” instrumentalin më të ri.
Ky grup ka publikuar projektin e tyre më të ri që titullohet ‘Harem’, e që është instrumentali më i ri me ritme verore të cilin e kanë realizuar edhe me videoklip, me pamjet më të bukura të bregdetit shqiptar.
Videoklipi është punuar nga Bug Production ndërsa instrumentalja nga Ardian Kastrati nga Shkupi.
Ndryshe, Tarabuka Band dhe Dj Star kanë bashkëpunuar më herët edhe me këngëtarë tjerë të njohur të estradës, me ç’rast këngët janë cilësuar si hite dhe janë pritur mirë nga adhuruesit e tyre.
Tarabuka Band dhe Dj Star pritet qe gjatë muajit korrik të lansojnë dhe projektin e tyre më të ri që tashmë, xhirimet këto dite pritet të fillojnë, me Urban Graphics.