“Me rastin e vizitës së delegacionit nga shteti i Egjiptit i përbërë nga ambasadori z. Mohamed El-Orabi- aktulisht deputet i parlamentit të Egjiptit dhe ish-Ministër i Jashtëm i Egjiptit si dhe z.Ahmed El-Moslemany- ish Këshilltar i Presidentit Adly Mensur në dy ditë të ndara unë si përfaqësues i komunitetit Egjiptian të Kosovës bashkë me një grup nga Partia Liberale Egjiptiane kemi pas nderin dhe kënaqësinë të takohemi me delegacionin në fjalë”, ka thënë Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se me këtë rast falënderuan delegacionin për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur si dhe kërkuan intensifikimin e raporteve dhe krijimin e marrëdhënieve zyrtare në mes të shtetit të Egjiptit dhe popullit ballkanik me origjinë etnike nga Egjipti.
Kjo për faktin e heqjes së të gjitha dilemave rreth të kaluarës tonë të largët si dhe për mundësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të gjërave të përbashkëta. Po ashtu kishim rastin në mes tjerash të diskutojmë për shumë çështje me rendësi të veçantë siç ishin zhvillimi i mundësive të bashkëpunimit si në fushën ekonomike, kulturore po ashtu edhe në fusha të tjera me interes të veçantë ku kërkuam edhe mbështetjen e tyre me rastin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Nga delegacioni i Egjiptit ne morëm përkrahjen e plotë të fillimit të krijimit të bashkëpunimit dhe nga ata morëm ftesë për të vizituar shtetin e Egjiptit dhe institucionet e saj në mënyrë që dy vendet tona të krijojnë akoma më tepër raporte të mira bashkëpunimit”, ka thënë Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.