DYLON

AAK: Shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij!!!

AAK: Shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij!!!
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një reagimi të saj shprehë dyshmin se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij.

“Shtyrja edhe për një muaj e mbajtjes së Ramush Haradinajt në Francë, është abuzim me drejtësinë. Vendimi është i palogjikshëm, dhe krejtësisht i pakuptueshëm. Është e habitshme se si autoritetet gjyqësore të Francës, janë vënë në shërbim të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, të cilët përmes Haradinajt po e provokojnë rëndë stabilitetin dhe paqen në Kosovë”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK, dyshon se shtyrja e vendimit për lirimin e Haradinajt, është përpjekje e drejtpërdrejtë për mënjanimin politik të tij.

EkoHigjiena

“Ne jemi të bindur se Haradinaj do të lirohet, sepse të ashtuquajturat dëshmi të Serbisë kundër tij, janë trillime dhe shpifje ordinere, por autoritetet franceze duhet ta kuptojnë se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe ato po e vonojnë drejtësinë në rastin Haradinaj”, thuhet në fund të reagimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.