Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Kapiten Florim Klaiqi ka pritur në takimin lamtumirës një ekip të KFOR-it Amerikan (LMT) të cilët kanë qenë të caktuar për monitorim dhe ndërlidhje në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor të Kamenicës.
Gjatë këtij takimi përveç tjerash, u diskutuan tema të ndryshme që ndërlidhen me fushën e sigurisë si dhe të vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Stacionit Policor Kamenicë dhe KFOR-it. Nga të dyja palët situata e sigurisë u vlerësua e qetë dhe stabile.
Me këtë rast ekipi i KFOR-it ka falënderuar të gjithë zyrtarët policor të Stacionit Policor Kamenicës për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët, gjersa është ndarë mirënjohje për Komandantin e Stacionit Policor Kamenicës, Kapiten Florim Klaiqi. /2LONLINE/