Zyrtarja përgjegjëse për sinjalizim, Nerxhivane Krasniqi, mbajti një takim informues para punonjësve të KRU “Hidromorava”, Gjilan.
Gjatë këtij takimi, Nerxhivane Krasniqi prezantoi në detaje informacionin rreth të drejtave të sinjalizuesve sipas Ligjit Nr. 06/L085 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.
Diskutimi u përqendrua në interpretimin dhe aplikimin e këtyre të drejtave në kontekstin e veprimtarisë sonë, duke përfshirë procedurat dhe detyrimet e institucionit në përputhje me ligjin për të siguruar një ambient të punës të drejtë dhe të sigurt për të gjithë punonjësit. /2LONLINE/