Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, krahas punëve tjera, në komunën e Gjilanit është duke u bërë edhe shpërndarja e librave, ka bërë me dije, Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani.
Ajo sot vizitoi qendrën ku është bërë pranimi i librave nga të gjitha shtëpitë botuese.
Aty zyrtarët e DKA-së janë duke punuar në ndarjen e të gjitha librave për të gjitha shkollat.
“Deri tani veçse është bërë shpërndarja e mbi 70% e librave. Deri të enjten, me 1 shtator pritet të shpërndahen të gjitha dhe të fillohet me procesin e rregullt mësimor”, ka bërë me dije drejtoresha Sylejmani. /2LONLINE/