DYLON

Superliga e Kosovës ngritet për 6 pozita në renditjen e UEFA-s 

Superliga e Kosovës ngritet për 6 pozita në renditjen e UEFA-s 
Avatar photo Redaksia

“Pas arritjes historike të Ballkanit, duke u kualifikuar në fazën e grupeve në UEFA Conference League, por edhe paraqitjes së mirë edhe të skuadrave tjera në garat evropiane në vitet e fundit, Superliga e Kosovës tashmë është ngjitur për madje 6 vende në renditjen e ligave evropiane”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

Më tej thuhet se në rifreskimin e fundit të bërë këtë të diele në renditjen e UEFA-s për ligat, elita e futbollit tonë zë pozitën e 33-të, duke lënë prapa shumicën e vendeve fqinje por edhe liga tjera evropiane.

EkoHigjiena

Renditja e vendeve të UEFA-s (i njohur edhe si koeficienti UEFA-s) është një renditje e hartuar nga UEFA që e bën të mundur krahasimin e ligave të vendeve të ndryshme. Vlera e një kampionati llogaritet nga shuma e koeficientëve vjetorë individualë të 5 viteve të fundit.

“Aktualisht kampionati i Kosovës vlerësohet me 10,291 pikë. Falë kualifikimit në fazën e grupeve Ballkani ka arritur koeficientin 5,5, teksa Drita vlerësohet me koeficientin 1,5, Gjilani është me koeficientin 1 dhe Llapi me koeficientin 0,5”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.