Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje, si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë, ku takoi zyrtarët dhe përgjegjësit policor si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës.
“Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”, ka thënë ministri Sveçla. /2LONLINE/