DYLON

Kryeministri Kurti takoi Cyrille Bellier nga Agjencia Franceze për Zhvillim

Kryeministri Kurti takoi Cyrille Bellier nga Agjencia Franceze për Zhvillim
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi z.Cyrille Bellier, Drejtor për Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, në Agjencinë Franceze për Zhvillim – AFD (Agence Française de Développement) dhe Vladimir Deliry, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.

Duke biseduar për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është qendër e rajonit të EMENA-s dhe krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Kosova ka potencial të madh në rajon.

EkoHigjiena

Në takim u bisedua edhe për sfidat sociale dhe ekonomike që janë specifike për Kosovën, duke përfshirë çështjet energjetike dhe mjedisore.

Z. Bellier foli për objektivat e AFD-së në rajon dhe për veprime të mëtejshme për adresimin e sfidave specifike të Kosovës.

U bisedua për angazhimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në veçanti u bisedua për aktivitetet që janë pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar investimeve strategjike socio-ekonomike në rajon në koordinim me objektivat e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit.

Takimi në Paris i paraprinë një vizite të rëndësishme të AFD-së në Kosovë javën e ardhshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.