Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës ka filluar sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.
Ja postimi I plotë:
Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës! /2LONLINE/