DYLON

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në finalizimin e projektit të ndërrimit të gypit nga burimi i Letnicës

Kryetari i Vitisë sheh nga afër punimet në finalizimin e projektit të ndërrimit të gypit nga burimi i Letnicës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Njësinë e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava” në Viti, për të parë nga afër punimet që po realizohen në kalimin e rrjetit të ujësjellësit të Letnicës nga gypi i vjetër prej asbest betonit në gypin e ri.

Me këtë rast kryetari i përgëzoi punëtorët për punën që po e bëjnë duke potencuar se finalizimi i këtij projekti është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Vitisë, konkretisht për lokalitet që furnizohen nga burimi i ujit në Letnicës.

EkoHigjiena

Ai tha se me këtë pritet të bëhet edhe zvogëlimi i humbjeve në rrjet dhe pritet të këtë furnizim më të mirë më ujë për qytetarët.

Përndryshe projekti i ndërrimit të gypit ishte financuar nga Komuna e Vitisë dhe Dorsch/CDI.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.