Shefik Surdulli, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh edhe anëtar i Komitetit Komunal për Komunitete, është shprehur me tone kritike ndaj Ministrisë për Komunitete dhe Kthim e cila nuk iu është përgjigjur kërkesave që kanë Komitetit dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, për t’i siguruar strehë familjeve të riatdhesuara në komunë të Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Situatë e rëndë, madje në kushte ekstreme johumane, siç thuhet në raportin e punës së Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, e disa familjeve të kthyera – të riatdhesuara, përderisa Ministria për Komunitete dhe Kthim, heshtë duke mos u përgjigjur (që 8 vite), në kërkesat e Komitetit dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, për t’i siguruar strehë familjeve të riatdhesuara në komunë të Gjilanit”, thotë Surdulli.
Duke iu referuar kësaj gjendje, ai shtron pyetjen se: Ku shkon gjithë ai buxhet i kësaj ministrie, e në anën tjetër e kemi këtë gjendje aq të rëndë të të kthyerve – të riatdhesuarve në komunën e Gjilanit?! /2LONLINE.com/